Ndonëse kanë shfaqur probleme me rrogat si edhe më parë, në Shkodër ka një qetësi dhe harmonizim mes lojtarëve dhe stafit, çka reflektohet edhe në fushën e blertë, në lojë e sidomos në rezultate.
Por, duket se premio janë në modë te Vllaznia dhe është sponsori Alban Xhaferi që nuk kursehet sa herë që ka ndeshje sidomos me skuadrat rivale.
5 milionë lekë të vjetër janë akorduar nga sponsori Alban Xhaferi për ekipin e tij për ndeshjen e fituar me skuadrën e Partizanit.
Një gjë e tillë ishte deklaruar nga vetë sponsori Xhaferi një ditë para ndeshjes, ndërsa e konfirmoi edhe pas takimit të fituar ndaj të kuqve që mban shkodranët në krye të tabelës së renditjes në Superiore./Vipsport/