Më në fund është vendosur se ku do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Shënkollit, e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë. Shkodranët do ta luajnë sfidën e radhës në fushën sportive “Reshit Rusi”, aty ku kanë zhvilluar edhe shumë nga takimet si pritës këtë sezon.

Në fakt, drejtuesit kanë kërkuar që duke qenë s janë sfida delikate dhe përcaktuese në lidhje me objektivin e skuadrës, të luhen në “Loro Boriçi”.

Por, duke qenë se aty do të luajë edhe kombëtarja, FSHF është ajo e cila nuk po i lejon shkodranët që të luajnë në shtëpinë e tyre, por do spostohen në fushën nr 2 të qytetit.

Sfida Vllaznia-Shënkolli, starton ditën e dielë në orën 14:00. Nje ndeshje qe padyshim do te kete si objektiv vetem fitoren per shkodranet qe nuk mund t’ia falin vetes nje tjeter gabim pas atij te bere ne ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit.

Diferenca me kete te fundit eshte ngushtuar ne vetem kater pike tashme, por kuqeblute shpresojne shume qe deri ne fundin e fazes se dyte, kjo diference te rritet serish sepse kalendari per ta eshte me i lehte ngaqe do presin kete jave Shenkollin, shkojne javen tjeter ne Vore dhe e mbyllin ne Shkoder me Ilirine.