Ferencvarosh i Hungarisë do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra.

Kampionia e Hungarisë ka mundur me rezultatin 2-1 mbrëmjen e së martës kampionen e Polonisë Czarni dhe kësisoj ajo ka fituar të drejtën të luajë në finalen e grupit 11 ndaj kampiones së Shqipërisë, Vllaznisë.

Kane qene hungarezet qe kane kaluar te parat ne avantazh qe ne minuten e 17-te me ane te futbollistes Fenyvesi dhe pjesa e pare do te mbyllej vetem me kete gol.

Ne fillimin e se dytes, kampionia polake ka arritur te barazoje ne minuten e 50-te me ane te Fischerova, por rezultati i barabarte zgjati vetem 5 minuta sepse Vago do te shenonte dhe golin e dyte per Ferencvarosh qe kesisoj fiton 2-1 dhe shkon ne finalen e se premtes ndaj Vllaznise.

Kjo e fundit ka mbërritur prej dy ditësh në Poloni dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e së premtes. Stafi teknik i saj bashkë me futbollistet kuqeblu e kanë ndjekur nga afër ndeshjen e kundërshtareve të tyre dhe tashmë kanë një ide më të qartë sesi luajnë.

Përballja e së premtes konsiderohet shumë e vështirë por në kampin kuqeblu janë të bindur se mund t’ia dalin të fitojnë dhe të kualifikohen për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.