Humbja ndaj Teutës pasditen e djeshme sigurisht që ka nxjerrë në pah sërish disa probleme që ekzistojnë ende tek ekipi i Vllaznisë. Loja në mbrojtje kryesisht në zonë, ka ende për të përmirësuar dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të shohësh pikët e shënuar nga kundërshtari teksa 70 për qind e tyre janë brenda saj.
Disi më ndryshe sa i takon lojës së kuqebluve në sulm ku mbi të gjitha ajo ka spikatur me trepikëshat. Ka shënuar plot 11 të tillë në këtë takim ku më të mirët kanë qenë Svete dhe Rakaj që kanë shënuar nga tre secili, më pas vjen Bekteshi me dy trepikësha dhe Bredford, Lekndreaj e Llazani nga një.
Trajneri Plantak i ka të qarta të gjitha këto dhe kuptohet që shpeshherë është parë i nervozuar nga disa gabime ndoshta elementare të basketbollistëve të tij. Megjithatë duhet thënë se është vërejtur një rritje e rendimentit të lojës së Vllaznisë dhe tashmë ajo nuk është më skuadra që mund të mundet lehtë.
Në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës, pikëshënuesi më i mirë i saj ka qenë amerikani Svete me 14 pikë të shënuara, më pas vijnë Malik Carte dhe Christian Bredford me nga 13 pikë secili, Javis Hoëard me 12 pikë dhe pas tij janë Redi Rakaj dhe Dod Lekndreaj me nga 11 pikë.
© shkodrasport.com