Pas meshkujve edhe skuadra e femrave të Vllaznisë ka siguruar mbijetesën mes më te mirave sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019.

Ekipi shkodran fitoi sot pasdite 75-56 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e dytë të play out-it, luajtur në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë.

Basketbollistet shkodrane i fituan të dyja ndeshjet e mbijetesës ndaj fierakeve, duke e merituar të qëndrojnë në Grupin A sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e sotme ishte disi me më shumë rivalitet se e para, pasi fieraket tentuan të befasojnë mikeshat nga Shkodra, por pa forcën e duhur në parket.

Përvoja e basketbollisteve të Vllaznisë bëri diferencën në momentet vendimtare, ndaj ato e merituan fitoren.

Apolonia u rendit e dyta në Grupin B, kampionat ku dhe do të vijojë të luajë edhe vitin tjetër.

Basketboll – Play out, Femra

14 prill, Vllaznia – Apolonia, 89-49

18 prill, Apolonia – Vllaznia, 56-75

*Vllaznia fiton 2-0 serinë e ndeshjeve