Vllaznia e ka fituar edhe miqesoren e dyte te kesaj jave serish me te njejtin rezultat. Ashtu si ndaj Ades, edhe ne ndeshjen e luajtur ne mesditen e se enjtes, kuqeblute kane fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetem te ndeshjes kunder lezhjaneve e ka shenuar mesfushori Stivi Shaba ne minuten e 60-te te ndeshjes pas nje goditje te bukur me koke pas krosit te ardhur nga Markolaj.

Ne kete ndeshje, trajneret e te dy ekipeve Rudi vata dhe Ritvan Kulli janë munduar të aktivizojnë të gjithë futbollistët që kanë patur në dispozicion për ta parë gjendjen e secilit prej tyre. Vllaznia e ka nisur ndeshje duke patur në portë Gjokoviç e pastaj me rradhë, Smajli, Danaj, Muça, Demaj, Tafa, Karakaçi, Gocaj, Hajdari, Hasani dhe Guri ndërsa Besëlidhja e ka nisur me Xhikën, Dibrën, Peqinin, Kepi, Shyti, Pepa, Jacaj, Malasi, Nikolli, Mehja dhe Arenc Dibra. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 0-0 pavarësisht rasteve të dy ekipeve ndërsa në të dytën trajneri Vata ka hedhur në fushë edhe Rexhepin, Markolaj, Balaj, Lekaj, Jubani, Idrizi, Erkoçeviç e Gjinin. Ndeshja është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe në fund të saj trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka deklaruar se janë miqësore që i vlejnë për të parë gjendjen e futbollistëve të rinj…