Pasditen e sotme është zhvilluar ndeshja miqësore në mes ekipeve kampione të Shqipërisë dhe Kosovës në futboll për femra. Vllaznia dhe Mitrovica janë përballur me njëra- tjetrën në një test kontrolli përpara pjesmarrjes në Champions League Women”.

Në fund kanë qenë vajzat shkodrane që kanë fituar me rezultatin 1-0. Fatin e ndeshjes e ka vendosur goli i Luçije Gjinit në pjesën e dytë. Duhet thënë se ka qenë një ndeshje e fortë.

Në pjesën e parë Vllaznia nuk ka zhvilluar lojën e saj më të mirë por në të dytën gjërat kanë ndryshuar dhe ka ardhur edhe goli i fitores.

Trajneri Nikolin Leka është shfaqur përgjithësisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndërkohë që ka deklaruar se në ditët e ardhshme mund të ketë edhe ndonjë miqësore tjetër para nisjes për në Bosnjë.

Vllaznia ka luajtur sot me këtë formacion: Pancurova, Bajraktari, Maliqi, Gjini, Franja, Doci, Levendi, Pavicevic, Mustafaj, Rrahmani, Curraj. Tr. Nikolin Leka.
www.shkodrasport.com