11 lojtare ne fushe, 11 gola te shenuar nga Vllaznia e femrave ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj “Bilisht Sport”.

Protagonistja kryesore e kesaj fitoreje te thelle padyshim qe do te ishte sulmuesja Megi Doçi e cila do te shenonte 7 nga 11 golat e kesaj ndeshje duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e saj.

Nderkohe kater golat e tjere mbajne firmen e futbollisteve Lufo, Murati, Mustafaj dhe Gjini, gola keto qe kompletuan fitoren e thelle te ekipit kuqeblu ne shifrat 11-0.

Me kete fitore Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 51 pikeve pas 17 javesh kampionat (ka marre piket e plota) dhe ecen e sigurte drejt titullit te tete kampion rradhazi.

Ajo kryeson me 8 pike me shume sesa Apolonia e vendit te dyte, nderkohe qe kane mbetur per t’u luajtur edhe 5 ndeshje deri ne fund te kampionatit dhe Vllaznia thjesht pret vetem zyrtarizimin e saj si kampione./SHKODRA-SPORT.COM/