Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, madje ne shifra shume te thella 18-1 ndaj Teutes. Sipas kalendarit ndeshja duhej te ishte luajtur ne Shkoder, por fakti qe ne kete qytet ka qene e pamundur per shkak te reshjeve te shiut, me mirekuptimin e ekipit kundershtar eshte rene dakord te luhet ne Durres.
Megi Doçi ka shenuar plot 18 gola ne kete ndeshje, nderkohe te tjeret mbajne firmen e Esi Lufo (3), Luçije Gjini (3), Esmeralda Franja (2) si dhe nga nje gol Alketa Vruçaj dhe Alda Blinishta.
Nderkohe Teuta ka shenuar vetem nje gol me ane te futbollisten Anisa Kaçorri ne minuten e 72-te, gol ky i nderit per durrsaket.
Po ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 8-te te kampionatit, Tirana ka fituar “derbin” me Tirana AS ne shifrat 5-1 ndersa Apolonia ka fituar 12-0 ndaj Kinostudios. Nderkohe dy ekipet e tjera shkodrane, Atletik dhe Murlani per shkak te reshjeve te shiut, i kane shtyre ndeshjet e tyre.
Pas kesaj jave, vazhdon te udheheqe renditjen e vetme Tirana me 21 pike, e ndjekur nga Vllaznia dhe Apolonia me nga 19 pike./SHKODRA-SPORT.COM/