Vllaznia dhe Prishtina janë ndeshur sot pasdite në një miqësore të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” e cila ka dhuruar rezultatin 2-0 për vendasit. Por më shumë sesa rezultati, rëndësi kishte zhvillimi i saj, për më shumë për motivim për të cilin u zhvillua. Siç është bërë e ditur, klubi kosovar ka nisur një fushatë sensibilizimi për mbështetje nga opinioni sportiv shqiptar dhe nga FSHF-ja për mbështetje në kauzën e tyre për kalimin e të paktën dy skuadrave të kampionatit shqiptar në superligës shqiptare. Drejtuesit e Prishtinës mendojnë se vetëm në këtë mënyrë, do shpëtoj futbolli I Kosovës dhe ata mbesin me shpresën e madhe se kërkesa e bërë nga presidentit I FSHF-së Armando Duka në UEFA dhe FIFA për këtë çështje, do gjejë miratim. Pikërisht për këtë arsye, para miqësores së sotme, futbollistët e të dy skuadrave mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej: “Mos lejoni shuarjen e futbollit kosovar. Jemi një”! Sa I takon ndeshjes, Vllaznia ka luajtur më mirë, sidomos në pjesën e parë në të cilën janë shënuar edhe të dy golat e ndeshjes me anë të Hajdarit në minutën e 26-të dhe Hasanit në minutën e 30-të.

Vllaznia –Prishtina 2-0

Vllaznia: Gjokoviç, Smajli, Da Silva, Vuk, Belisha, Gocaj, Moreno, Dema, Bardulla, Hajdari, Hasani Tr. R.Vata U aktivizuan:  Tafa, Singbo, Erkoçeviç, markolaj, Gjini, Karakaçi, Popoviç, Sykaj

Prishtina: Nezim, Berisha, Makalli, Hoxhaj, Krasniqi, Gavazaj, A.Ahmeti, Krasniqi, B.Ahmeti, Latifi, Kosumi. Tr. W. Jerat. U aktivizuan: Dabiqaj, Sejdiu, Llapashtica, Malaj, Kozhani, Mazrekaj, Begolli, Zejfullahu, Shabani.

Gjyqtarë; A.Kastrati, D.Salaj. S.Ahmeti (Shkoder)

Shënues: Hajdari 26’, Hasani 30’