Skuadra shkodrane ka fituar 2-1 miqësoren e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutës së Durrësit. Pjesa e parë e ndeshjes në fakt ka qenë më e mirë për durrsakët. Ata kanë kaluar të parët në avantazh që ën minutën e 16-të me anë të Tefik Osmanit që ka goditur saktë një 11-metërsh të dhënë për skuadrën e tij. Por avantazhi I miqve nuk do të zgjaste më shumë se 10 minuta. Gocaj gjuan fort nga jashtë zone, portieri Rizvani ka grushtuar topin I cili shkon tek Gjini që e ndjek mirë aksionin dhe me kokë, e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 44-të Ahmataj përpak  e kaloi sërish në avantazh Teutën por gjuajtja e tij e fortë u përplas në traversë. Pjesa e parë kësisoj u mbyll në barazim 1-1. Në të dytën dy trajnerët Canaj e Magani kanë kryer shumë zëvendësime. Tek Vllaznia në portë në këtë pjesë luajti kosovari Flamur Neziri I ardhur për provë nga ekipi I Prishtinës. Në këtë pjesë, shkodranët luajtën më mirë dhe në minutëne  67-të ata kanë shënuar golin e fitores. Një rrëmujë në zonën e bregdetarëve është shfryëtzuar mjaft mirë nga sulmuesi Arens Dibra që e ka dërguar topin në rrjetë. përfundimisht 2-1 për Vllazninë ka përfunduar kjo miqësore.
Vllaznia- Teuta 2-1
Vllaznia: Selimaj, Rexha, Sykaj, Beqiri,Semina, Gocaj, Ramadani, Bardulla, Shtubina, hajdari, Gjini. Tr: A. Canaj. U aktivizuan edhe Neziri, Kruja, Dema, belisha, Tafili, Kraja, Dibra, Vecaj, Guri e Kalaja.
Teuta: Rizvani, Idrizaj, R. Hoxha, Ahmataj, Osmani, Da Silva, Dosti, Nika, Hodo, Mustafaj, Xhafa. Tr: G/ Magani. U aktivizuan edhe F. osmani, Deliallisi, Mancaku, A. Hoxha, Çyrbja, Memini e Kastrati.
Shënues: Gjini 26’, Dibra 67’/ T. Osmani 16’ (11-m)
Gjyqtarë: P. Lapi, S. Ahmeti, L. Jubani (Shkodër)