Vllaznia e ka nisur mbarë ecurinë e saj në Kupën e Shqipërisë së këtij sezoni. Në ndeshjen e parë të turit të parë, atë të luajtur pasditen e sotme në Mamurras ndaj skuadrës vendase të cilën e ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Trajneri Cungu kishte hedhur në fushë këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Vrapi, Gurishta, Bardulla, Kruja, Kalaja, Çinari, Weitzer dhe Dibra. Në minutën e 20-të do të ishte mesfushori kroat Weitzer që do të zhbllokonte rezultatin. Ndërkohë 10 minuta më vonë do të ishte mbrojtësi Pjeshka, ai që i ardhur në ndihmë të sulmit, ka goditur saktë topin duke e dërguar për të dytën herë në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2-0. Në fillimin e pjesës së dytë do të kishim edhe një tjetër gol.
Dyca do të pengohej në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe gjyqtari do të akordonte 11-metërsh. Nga pika e bardhë, do ishte Vrapi që do të ekzekutonte saktë duke shënuar golin e tretë. Në 45 minutat e dyta, janë kryer edhe tre zëvendësime. Kështu Weitzer i ka lënë vendin Erkoçeviq, ndërsa Gocaj është zëvendësuar me Dycën. Pak minuta më vonë është kryer edhe zëvendësimi i tretë kur është larguar nga fusha Pjeshka dhe në vend të tij ka hyrë Hoxha. Me pas nuk do te kete gola te tjere dhe kesisoj i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat 3-0 per Vllaznine qe tashme eshte ne turin e dyte te Kupes ndonese duhen luajtur edhe 90 minuta ndaj ketij kundershtari javen e ardhshme.
© shkodrasport.com