Vllaznia e ka fituar 3-1 ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Adës. Golat e Dragoit, Rexhës dhe Deliç i kanë dhënë asaj fitoren në të fundit përballje miqësore në prag të nisjes së kampionatit të ri.Ndeshja ka filluar e mirë për kuqeblutë të cilët përmes veprimeve shumë të bukura në krah të rumunit Dragoi, kanë krijuar edhe  dy raste shumë të pastra shënimi me anë të Hysës dhe Rexhës me kokë. Pas këtyre rasteve të pastra, loja për disa minuta do binte në njëfarë monotonie megjithatë Vllaznia dominon në fushë. Rexha përpiqet shumë për të shënuar dhe në fakt nëminutën e 40-të ai mund ta kishte dërguar topin në rrjetë, por është më I shpejtë Dragoi që shënon. Por vetëm pak sekonda më vonë, sulmuesi Kosovar I sapoardhur tek skuadra shkodrane do shënonte me kokë pas një krosi të ardhur nga e majtë prej Begajt. Në këtë mënyrë pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në shifrat 2-0 për Vllazninë. Në të dytën aktivizohet Semina në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Begajt dhe Belisha në vend të Rexhës. Trajneri Duro ndryshoi edhe skemë loje teksa kaloi në 4-3-3. Në minutën e 47-të Hajdari do pengohej në mënyrë të parregullt Brenda zone dhe gjyqtari Salaj jep 11-metërsh. E merr përsipër Osmani që godet në qendër por portiere Dervishaj grushton topin në traversë. Loja e kuqebluve bie disi edhe si pasojë e zëvendësimeve që u bënë. Megjithatë Deliç në minutën e 72-të do shënonte edhe golin e tretë pas një veprimi të bukur në zonë. Puka do ngushtonte rezultatin dy minuta më vonë, madje kishte mundësi të shënonte edhe një të dytë vetëm përballë portierit Vujadinoviç por nuk ia arrin dot këtë herë. Pas këtij momenti, nuk do kishte gola të tjerë dhe e gjithë ndeshja mbyllet 3-1 për kuqeblutë në provën e tyre të fundit në prag të nisjes së kampionatit.

Vllaznia- Ada 3-1
-Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Beqiri, Osmani, Begaj, Nallbani, Deliç, Dragoi, Hajdari, Hysa, Rexha. Tr: Sh. Duro. U aktivizuan edhe Semina, Belisha, Tafili, Kraja, Shtubina, Guri, Gjokoviç, Dema.
Ada: Fishta, Gjondrekaj, Nika, Tota, Ferlushkaj, Pllumaj, Halili, Grimci, Çoba, El. Doçi, Puka. Tr: S. Nikaj. U aktivizuan edhe Harusha, Dervishaj, Zefi, Papa, Shkëmbi
Shënues: Dragoi 40’, Rexha 41’, Deliç 72’/ Puka 74’
Gjyqtarë: D. Salaj,Gj. Bori, S. Ahmeti (Shkodër)
www.shkodrasport.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne foto, ekipi i Vllaznise para ndeshjes se sotme miqesore me Aden