Dy golat e Jurgen Gjinit në pjesën e dytë i kanë dhënë fitoren Vllaznisë në ndeshjen e sotme për kupë ndaj Elbasanit. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në barazim 1-1 teksa golin e parë e kanë shënuar miqtë me anë të Krekasit në minutën e 10-të dhe ka barazuar Arsen Hajdari në minutën e 30-të. Në këtë pjesë loje, kuqeblutë nuk kanë bindur shumë dhe prandaj trajneri Vata ka ndryshuar disa gjëra në pjesën e dytë duke aktivizuar Belishën, Muçën dhe Nimanin.

Rrjedhimisht ka patur një lojë më të mirë të Vllaznisë e shoqëruar edhe me dy golat e Gjinit në minutat 53 dhe 63. Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe Bylisi dhe do jetë ndeshja e javës së ardhshme në Ballsh, që do përcaktojë edhe renditjen përfundimtare të këtij grupi.

Vllaznia 3-1 Elbasani

Vllaznia : Vujadinoviç, Sykaj (Belisha 46’), Petroviç( Muça 70’), Popoviç, Gocaj, Dema, Karakaçi, Hajdari, Smajli( Nimani 46’), Gjini, Vajushi. Tr. R. Vata

Elbasani : Ruçi, Ibrahimi, Bella, Jaupi, Berberi ( Dime 70’), Dosti (Olatunji 75’),Toçi, Gava, Mustafa, Halilaj, Krekasi ( Boriçi 46’). Tr. I. File

Shënues :  Hajdari 30’, Gjini 53’,63’/ Krekasi 10’

Gjyqtarë : E. Hoxha, R. Çokaj, G. Koka (Lezhë)