Vllaznia e femrave nuk ka nder mend te ndalet ne rrugetimin e saj drejt titullit te tete kampion rradhazi. Pasditen e sotme ajo ka mundur nje tjeter kundershtar, ekipin e Tiranes dhe e sheh veten tashme gjithnje e me prane trofeut sepse ka larguar nje tjeter rival dhe po ashtu ka qendruar 5 pike larg skuadres se vendit te dyte, Apolonise.

Ne takimin e sotem te luajtur ne Kamez, vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin 4-0 ndaj kundershtareve bardheblu. Keta te fundit jane munduar te rezistojne por gjithsesi nuk ia kane dale.

Ka qene mesfushorja Esmeralda Franja ajo qe ka shenuar golin e pare te ndeshjes ne minuten e 19-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e saj.

Ne te dyten nderkohe do te vinte edhe goli i dyte shenuar nga Luçije Gjini ndersa ne minutat e fundit do te shenoheshin edhe dy gola te tjere. Gjini ka shenuar edhe te tretin nderkohe qe nuk do te mungonte te shenonte edhe e zakonshmja Megi Doçi.

Perfundimisht 4-0 per Vllaznine qe eshte ngjitur ne kuoten e 39 pikeve pas 13 fitoreev te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura dhe 9 jave para fundit te kampionatit ecen e sigurte drejt titullit te tete kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/