Vllaznia ne basketboll per meshkuj merr edhe nje tjeter fitore ne kampionat dhe ngjitet ne vendin e trete ne renditje. Mbremjen e sotme djemte e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kane triumfuar me rezultatin 97-86 ndaj ekipit te Apolonise.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ka dhuruar nje paraqitje te mire te kuqebluve. Ata e nisen mire kete perballje dhe 10 minutat e para do t’i mbyllnin me shifrat 23-16 ne favorin e tyre. Miqte reaguan disi ne te dyten duke e fituar ate 26-24 megjithate jane shkodranet ata qe shkojne ne pushim me nje diference prej 5 pikesh.

Kjo diference u thellua edhe me 5 te tjera ne perioden e trete qe mbyllet 19-14 per ta dhe kjo krijoi idene se ndeshja do te mbyllej ketu, por nuk do te ishte dakord Apolonia e cila ne perioden e fundit luajti me mire duke e fituar ate 26-16.

Nje diference qe krijoi nje barazim 82-82 ne fund te kohes se rregullt, duke e bere te domosdoshme nje shtese prej 5 minutesh per te percaktuar fituesin e ketij takimi. Dhe ne shtese eshte Vllaznia qe luan me mire duke e fituar ate 15-4 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 97-86.

Per ekipin shkodran pikeshenuesi me i mire ka qene Wright me 27 te tilla te shenuara, e pas tij vijne Walton (25), Wilkins (19), Arnold (14) dhe Shestani (12). Pas javes se 10-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 14 pike, po aq sa edhe Apolonia duke ndare me njera- tjetren vendet 3-4 ne renditje./www.shkodrasport.com/