Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka mundur sonte edhe Kamza Basket në ndeshjen e rradhës të vlefshme për kampionat. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë 77-56. Takimi në fakt është mbyllur që në pjesën e parë sepse epërsia e krijuar prej 22 pikësh u ruajt deri në fund pastaj.
Perioda e parë është mbyllur 23-12 dhe e dytë 25-14. Kaq ka mjaftuar që lojtarët shkodranë të dominonin lojën madje trajneri Gjeçaj në këtë ndeshje ka aktivizuar të gjithë basketbollistët me përjashtim të Sarajlija dhe Llazanit që nuk kanë luajtur në këtë ndeshje. Dy periodat e fundit kanë patur rivalitet në rezultat teksa janë mbyllur 13-14 dhe 16-16. Në këtë mënyrë me epërsinë e 21 pikëve është mbyllur kjo ndeshje në favor të Vllaznisë që arrin kësisoj fitoren e tetë në tetë javë kampionat duke kryesuar e vetme renditjen. Sa i takon ekipit të femrave, ai ka humbur mbrëmë 62-64 në Tiranë ndaj Studentit në një takim që edhe mund të fitohej nga vajzat shkodrane por ka vendosur perioda e fundit e ndeshjes e fituar nga vendaset.
© shkodrasport.com