Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të ndaj Partizanit të luajtur pasditen e djeshme në Tiranë. Në fund të takimit është fiksuar rezultati 70 me 59. Basketbollistët shkodranë e kanë udhëhequr ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Ata kanë arritur të mbyllin periodën e parë në shifrat 21 me 11 ndërsa të dytën e kanë humbur në fakt me rezultatin 14 me 9 megjithatë në pushimin e ndeshjes Vllaznia ka shkuar me 5 pikë avantazh. Në dy periodat e fundit ndërkohë, ajo ka ardhur duke e rritur lojën dhe diferencën me kundërshtarin duke I fituar të dyja ato, me shifrat 20 me 15 dhe 20 me 19 dhe krejt ndeshjen me 11 pikë diferencë, në shifrat e përgjithshme 70 me 59.Pikëshënuesi më I mirë edhe në takimin e djeshëm për shkodranët ka qenë Bekteshi me 15 pikë I ndjekur nga Berdica me 13 dhe Faslija me 12 pikë. Ekipi shkodran në këtë mënyrë I ka bërë një nisje shumë të mirë kampionatit të ri teksa pas fitores në ndeshjen e parë me Kamza Basket, ka fituar dhe ndeshjen e dytë ndaj Partizanit. Basketbollistët e trajnerit Gjeçaj udhëheqin të vetëm në renditje sepse ato kanë përfituar dhe nga humbja e djeshme e Tiranës ndaj Kamza Basket. Duket se do të jetë një kampionat interesant në mes këtyre tre ekipeve dhe kuptohet që kampion do të dalë ekipi që do të gabojë më pak dhe do të tregojë qëndrueshmëri më të madhe në ecurinë e tij.