Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka kaluar me sukses edhe provën e fundit në prag të ndeshjeve të plej- ofit. Në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit, atë të luajtur ndaj Partizanit pasditen e së shtunës, basketbollistët shkodranë kanë fituar me rezultatin e thellë 95 me 52 ndaj ekipit të Partizanit. Loja është dominuar gjatë gjithë kohës prej tyre dhe në këtë takim është rikthyer pas dëmtimit edhe basketbollisti Ndoja e po ashtu ka luajtur edhe Llazani. Këto janë sinjale positive për skuadrën në prag të sfidave më të rëndësishme të kampionatit.

Për trajnerin Bledar Gjeçaj e rëndësishme është që skuadra po rregullon edhe shumë gjëra në lojën mbrojtësve dhe kjo është shumë positive.Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Kamza Basket do të luhet të premten e ardhshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe Vllaznia kuptohet që ka si objektiv jo vetëm kalimin e këtij kundërshtari por edhe atë të finales, për të ruajtur kësisoj sërish titullin kampion.
© shkodrasport.com