Vllaznia merr një tjetër fitore në kampionat, të tretën rradhazi. Këtë herë ajo ka fituar ndaj Tiranës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të tejmbushur me sportdashës.
Tirana e ka nisur më mirë ndeshjen dhe udhëheq deri në 8-0 por më pas është Vllaznia e cila merr në dorë fatet e lojës dhe e mbyll periodën e parë me rezultatin 25-18.
Krijohet ideja që shkodranët do ta kontrollin me lehtësi lojën por nuk është kështu sepse Tirana nuk heq dorë nga pretendimet e saj dhe për rrjedhojë dy ekipet shkojnë në pushimin e ndeshjes me rezultatin 40-36 në favor të kuqebluve.
Ndërkohë perioda e tretë do të ishte edhe më e fortë dhe më me rivalitet. Bardheblutë arrijnë të ngushtojnë shifrat, madje në momente të veçanta edhe kalojnë përpara në momente të caktuara por në fund të kësaj periode, është Vllaznia që udhëheq sërish 57-56.
Por ndërkohë në periodën e katërt, Vllaznia merr në dorë frenat e lojës dhe arrin ta thellojë rezultatin deri në 11 pikë duke kontrolluar gjithçka dhe kësisoj ecën e sigurtë drejt fitores së takimit por ne dy minutat e fundit ata leshojne ne loje dhe diferenca ngushtohet deri ne 1 pike kur kishin mbetur edhe 54 sekonda nga fundi.Madje ata shenojne serish dhe kalojne ne avantazh 77-76 megjithate koshi i Voos ne sekonden e fundit i jep fitoren Vllaznise me shifrat 78-77.
Në këtë mënyrë, shkodranët edhe njëherë tjetër konfirmohen si një nga skuadrat më të mira të kampionatit megjithatë për ta vërtetuar këtë i duhet të tregojë vlerat e veta edhe në dy ndeshjet e fundit të kësaj faze, ato ndaj Teutës dhe Goga Basket.
© shkodrasport.com