Vllaznia ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës ndaj Elbasanit me rezultatin 1-0. Ka vendosur në këtë takim goli I uruguajanit Soza që në minutën e 22-të por nëse kuqeblutë kanë marrë tre pikë në këtë takim, duhet pranuar se ata kanë qenë me shumë fat. Në minutën e 30-të të ndeshje, elbasanasit kanë fituar një 11-metërsh të cilën e ekzekutoi Dalipi por ka qenë portieri Selimaj që e ka pritur topin.
Në pjesën e dytë pritej një përmirësim I lojës së vendasve por nuk do të ndodhte kështu, madje Çota për miqtë duhej të kishte shënuar por ka qenë përsëri Selimaj që ka shpëtuar portën e tij ashtu siç ka qenë edhe një rast në minutën e 83-të kur Vllaznia ka shpëtuar përsëri nga pësimi I golit të barazimit. Ndërkohë, në konferencën e shtypit pas ndeshjes, trajneri Raineri mbi të gjitha është shprehur I kënaqur për pikët e marra dhe aspak për lojën e zhvilluar ndërkohë që trajneri I Elbasanit Dosti ka ndjerë keqardhje për largimin nga Shkodra pa pikë. Me tre pikët e marra sot, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 8 pikëve dhe nëse do të kishte patur tre pikë të zbritura në renditje, ajo do ishte në vendet e para të tabelës së klasifikimit. Kjo do të thotë se skuadra po funksionon.
www.shkodrasport.com