Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia ka dale te fitoje ndaj Partizanit dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit, basketbollistet shkodrane kane fituar me rezultatin

Partizani eshte munduar te rezistoje dhe ia ka dale deri diku vetem ne 10 minuteshin e pare te ndeshjes i cili eshte mbyllur ne shifrat 24-22 ne favor te Vllaznise.

Epersia e kesaj te fundit ka ardhur duke u rritur dhe ne pushimin e ndeshjes ekipet kane shkuar me rezultatin 51-40 po ne favor te shkodraneve.

Ata kane ardhur duke e rritur epersine dhe perioda e trete do te mbyllej me rezultatin 71-57 nderkohe qe ne perioden e katert epersia vjen duke u rritur dhe i gjithe takimi mbyllet me shifrat 95-79 ne favor te kuqebluve.

Vllaznia kesisoj eshte kualifikuar per ne gjysmefinale dhe tashme eshte ne pritje te hedhjes se shortit per kete tur, por njekohesisht edhe te lajmit se ku do te zhvillohen ndeshjet e turit final te ketij kompeticioni teksa ata kane bere kerkese per ne Shkoder por Federata ka vendosur te aplikoje shortin per te perzgjedhur qytetin qe do te prese kater ekipet me te mira te Shqiperise.
www.shkodrasport.com