Dy gabime te renda ne mbrojtjen e Vllaznise i kane kushtuar rende ne ndeshjen miqesore me Tiranen duke u mundur 1-2. Shkodranet kishin kaluar te paret ne avantazh me ane te Dunges por ne fundin e pjeses se pare Isufi ka shkaktuar autogol ndersa ne fundin e ndeshjes ka ardhur goli i Avdiajt.
Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, ishte sot thjesht në ndeshje testuese për të dy ekipet para fillimit të sezonit të ri.
Edhe pse një ndeshje miqësore, kjo përballje është vlerësuar maksimalisht nga të 2 teknikët. Tirana-Vllaznia është një përballje “klasike”, që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Përballë janë 2 ekipe me traditë, që kanë shkruar historinë.
LIVE: TIRANA-VLLAZNIA 2-1
Isufi 44′ (autogol), Avdiaj 86′ / Dunga 17′ (p)
TIRANA: Bekaj, Najdovski, Vangjeli, Ismajlgeci (Toli 35′), Toshevski, Celhaka (Stafa 74′), Isak, Halili, Torasa, Kale, Muçi (Avdiaj 84′)
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Da Silva, Imeri, Dunga.