Vllaznia eshte mundur 0-1 ne ndeshjen e kthimit te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise dhe eshte eliminuar nga vazhdimi i rrugetimit te metejshem ne kete kompeticion.
Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Niko Dovana”, kuqeblute paten shume ndryshime ne formacion megjithate ne fund ajo qe mbetet eshte humbja dhe eliminimi.
Ne minuten e 8-te penallti për Teutën. Hebaj rrëzohet në zonë mes 2 lojtarëve, pas një ndërhyrje naive të mbrojtësit Repaj, për gjyqtarin Hamitaj nuk ka dyshime, 11-metërsh, për Teutën. Por gjuajtja e Kallakut eshte grushtuar nga portieri Sherri.
Ne minutat me vone eshte serish Teuta qe ka 2-3 mundesi te mira shenimi por eshte e pafat dhe Vllaznia mbetet ne loje duke bere qe pjesa e pare te mbyllet ne barazim 0-0.
Por e dyta nuk nis serish mire per shkodranet. Dajan Shehi ne minuten e 47-te ndëshkohet me karton të kuq pas një tërheqje ndaj fanellës së Lorenco Vilës në hyrje të zonës, i cili ishte dhe lojtari i fundit.
Pas shume perpjekjesh, Teuta do te shenonte. Ka qene minuta e 77-te kur kapiteni Arapi pas shumë e shumë përpjekjesh arriti ta dergoje topin ne rrjeten e portes shkodrane. Deri ne fund nuk do te kishte me histori dhe gjithçka mbyllet 1-0 ne favor te Teutes.
TEUTA- VLLAZNIA 1-0
Shenues: Arapi ’77
TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro, Todorovski, Avdyli, Aleski, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini.
VLLAZNIA: Sherri, Adili, Lekaj, Shehi, Repaj, Krymi, Bardulla, Kruja, Lika, Shtubina, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja.
GJYQTARË: E.Hamiti, R.Çokaj, I.Tartari.