Vllaznia ka humbur në javën e 17-të të kampionatit kombëgtar të volejbollit për meshkuj. Ajo ka luajtur në kryeqytet ndaj Tiranës dhe duhet thënë se ka qenë një ndeshje shumë e rivalizuar gjatë gjithë kohës. Kjo shihet qartë tek rezultatet e vërejtura në të tre setet që pavarësisht se u humbën, treguan shumë rivalitet. Në setin e parë, u sigluan shifrat 26-24 për bardheblutë. E njëjta situatë, shoqëruar me gabime të shumta tek të dy ekipet, shoqëron ato edhe në setin e dytë dhe është përsëri Tirana që fiton 25-23. Duket se shkodranët janë të pafat në këtë e kjo shihet edhe në setin e tretë që mbaron 25-22. Me humbjen e mbrëmshme 0-3, Vllaznia tashmë e pozicionuar përfundimisht në vendin e katërt në renditje, pret play-off-in për të treguar nëse mund të bëjë ndonjë surprizë apo jo.

www.shkodrasport.com