Java e shtatëmbëdhjetë e kampionatit kombëtar të basketbollit për femra përballi në Shkodër Vllazjninë dhe Skenderbeun e Korçës.

Ballafaqimi në fjalë I luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u përshkua përmes një rivaliteti të dukshëm, pasi të dyja skuadrat kishin hyrë në fushën e lojës për ta fituar këtë ndeshje.

Megjithatë, takimi duhet thënë se ka nisur shumë më mirë se mikeshat nga Korça, të cilat shumë shpejt vihen në udhëheqje të rezultatit teksa e mbyllin perioden e parë me shifrat 16 me 21.

Skenderbeu vazhdon të luajë mjaft mirë edhe në perioden e dytë, të cilen arrijta fitojnë, madje me shjifra edhe më të thella 10 me 18 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me 13 pikë në diference në favor të skuadres mike me shifrat 26 me 39.

Pas pushimit mes dy pjesëve, duke se trajnerët Rasha dhe Rakaj kanë dhënë porosi të tjera për skuadren e tyre, e cila në perioden e trete e përmirëson ndjeshem lojen, por përsëri nuk arrin ta fitojë këtë periode, e cila mbullet me shifrat 21 me 23 për Skenderbeu.

Dhjetë minutat e fundit të periodes së katërt Vllaznia dhe të fundit të krejt ndeshjes, Vllaznia luan shumë më mirë se kundërshtari dhe kjo tregohet në fitoren e kësaj periode me shifrat 17 me 8, por gjithësesi është shumë vonë, sepse diferenca e krijuar në tyre periodat e mëparshme I jep mundësi skuadres korçare ta fitojë krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 64-70.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Rajmond Rasha, më tepër se gjithçka peshen e humbjen e lidh me largimin e titullareve, ku dyshja Reshpja-Berrania kanë kaluar me Tiranen.

Edhe pse është mundur nga Skenderbeu, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e pestë në tabelen e klasifikimit, ku me pikët që ka e shikon shumë të vështirë që të në fund të përfshihet në katërshen e fazës së Plej-Ofit.