Mungesat e Orelesit dhe Vucajt në takimin e sotëm ndaj Skëndërbeut e kanë detyruar trajnerin Gjoka të bëjë disa lëvizje në formacion por dhe në skemën me të cilën do të luajë ndaj korçarëve.

Nëse në vend të nigerianit ishte e sigurtë se do të luante njëri në mes Bardullës e Tafilit, sfidë që mesa duket është fituar nga ky i fundit, kishte një dilemë se kush do të luante në vend të Vucajt.

Kjo gjë tashmë ka marrë një përgjigje. Në lojë do të jetë nga minuta e parë Arlind Kalaja. Ai tregoi një formë të mirë sportive në ato minuta që luajti ndaj Kukësit javën e kaluar dhe prandaj trajneri ka vendosur t’i japë besim.

Pra, formacioni i Vllaznisë në ndeshjen e sotme pritet të ketë ky: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Çinari, Kalaja, Sukaj.
www.shkodrasport.com