Vllaznia eshte ndalur ne Laç ndaj skuadres vendase teksa eshte mundur 1-0 megjithate ruan kreun e renditjes ne fundin e fazes se pare te kampionatit. Ne takimin e luajtur pasditen e sotme nje gol i shenuar ne minuten e 88-te nga Xhixha i ka dhene fitoren vendasve ne nje takim qe ka dhuruar shume emocione.

Nje 45 minutesh qe ka folur me shume per Vllaznine e cila ka patur edhe rastet me te pastra per shenim, por pa arritur dot t’i konkretizoje.

6′ Pranë golit Vllaznia. Imeri provon me një gjuajtje diagonal nga e djathta, vendimtare ndërhyrja e Alen Sherrit që devijon topin në këndore.

14′ Tjetër mundësi mjaft e mirë për Vllazninë me Demir Imerin, i cili i vetëm 15 metër larg portës, e ka çuar topin mbi traversë, duke sfumuar një shans të artë për të kaluar shkodranët në avantazh.

15′ Mevlan Adili dhuron spektakël. Mbrojtësi i qendrës driblon të gjithë lojtarët që i dalin përpara, futen bukur në zonë, por në momentin e fundit ndalet nga Obanor. Ndërhyrje deçizive e futbollistit të Laçit.

18′ Isaevski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

20′ Pranë golit Laçi me Selmanin, pas harkimi të Shehut, mbrojtësi godet me kokë, por jashtë kuadratit.

27′ Tjetër rast i rrezikshëm për Laçin, kësaj here ishte sulmuesi Harkon, i cili provoi me një goditje brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

49′ Pranë golit Laçi me Harmon, gjuajtja e sulmuesit brenda zonës u ndal me këmbë nga gardiani Zogoviç. Me fat shkodranët në këtë moment.

50′ Tjetër shans i artë i Laçit me Harmon, pas një harkimi të Selmanit nga e djathta, sulmuesi i skuadrës bardhezi nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale.

68′ Tronditet traversa e portës së Sherrit. Shans ideal për Vllazninë me ane te Demir Imerit.

87′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Redon Xhixha kalon në epërsi kurbinasit. Një gjuajtje e lehtë e sulmuesit që përfundon në rrjetën e Zogoviç. Shtangen shkodranët!

LACI- VLLAZNIA 1-0

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Arbiter: Eldorian Hamiti