Vllaznia luajti sot kundër Laçit në ‘Loro Boriçi’ ndaj Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te vlefshme per javen e 18-te te “Abissnet Superiore” dhe ne fund arriti te triumfonte me rezultatin 2-1.
Përpara ndeshjes nderkohe, në stadiumin e klubit shkodran është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë. Në ceremoni është nderuar nga ‘Kuqeblutë’ ish- portieri Arvid Hoxha.
Presidenti Alban Xhaferi, kapiteni i skuadrës së Brdaric Bekim Balaj dhe portieri aktual i shkodranëve i kanë dhuruar ‘ikonës’ së portës një fanelë me nr.1 që simbolizon këdo gardian. Gjatë vuteve 80’, ish-portieri i Vllaznisë ka spikatur në fushë me klubin verior.
Hoxha luajti me kete skuader deri ne vitin 1987, vit kur u be protagonist per arratisjen e bujshme sebashku me Lulzim Bershenin. Ai prej shume vitesh jeton ne SHBA, ndersa vjen herepashere edhe ne Shkoder dhe pikerisht ne viziten e rradhes erdhi edhe nderimi nga ana e klubit kuqeblu.