Klubi i Futbollit Vllaznia ka festuar sot 106 vjetorin e krijimit te tij permes nje aktiviteti te organizuar ne bashkepunim edhe me Bashkine Shkoder ne stadiumin “Loro Boriçi”, shoqeruar edhe me nje ndeshje futbolli ne mes ekipit te veteraneve te tij si dhe ekipit te administrates se Bashkise.

Por perpara zhvillimit te kesaj ndeshje eshte organizuar edhe nje ceremoni e thjeshte por shume kuptimplote per te nderuar kater prej veteraneve te futbollit shkodrane te cilet kane dhene ne vite kontributin e tyre per ngjyrat kuqeblu.

Ka qene vete presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi i cili sebashku me kryebashkiakun Benet Beci i kane dorezuar nje “Mirenjohje” per kete kontribut te dhene per skuadren shkodrane ish- futbollisteve Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda.

Keta te fundit sigurisht qe jane ndjere te lumtur per kete vleresim ne pervjetorin e krijimit te Vllaznise, skuader per te cilen kane kontribuar ne vite edhe per fitimin e disa trofeve me fanellen e saj. Duhet thene se KF Vllaznia eshte shume e ndjeshme ndaj kesaj shtrese dhe herepashere nderon figurat e saj dhe ky eshte nje veprim per t’u pershendetur.(www.shkodrasport.com)