Vllaznia diten e sotme ka bere nje ndryshim ne planin e saj stervitor. Ndryshe nga ditet e tjera ne te cilat ajo eshte stervitur ne fushen sportive te kompleksit “Hasaj” ne Golem, sot ka zgjedhur nje destinacion.
Stafi teknik dhe e gjithe skuadra jane spostuar diten e sotme ne fushen e KF Murlani ne Barbullush ku dhe kane zhvilluar seancen e rradhes.
Me shume mundesi, kuqeblute do te sterviten edhe neser aty dhe me pas, gjasat jane qe ekipi te grumbullohet ne “Gardenland Hotel” ne pragndeshjen me Tiranen.
Atmosfera ne kampin shkodran duket shume e mire dhe ndoshta edhe spostimi i stervitjes dhe i grumbullimit ne Barbullush, disa kilometra larg Shkodres, eshte bere me qellim lenien e ekipit larg tifozeve dhe opinionit sportiv ne kryeqendren e Veriut./SHKODRA-SPORT.COM/