Një nga përshtypjet më të mira të fazës përgatitore të Vllaznisë në Austri gjatë ndeshjeve miqësore të zhvilluara atje, padyshim që ishte edhe aktivizimi i futbollistëve të rinj, produkt i Akademisë.

Kështu, Kristi Qarri, Entoni Shkoza, Klejdi Paloka, Mehdi Çoba, Geralb Smajli, Egzon Shimaj, Rejan Alivoda, Paulo Pjeshka, Flori Spahija dhe Antonio Delaj, ishin futbollistët që luajtën në katër miqësoret me ekipe të ndryshme në Austri.

Aktivizimi i tyre është një shenjë pozitive për një ndryshim kursi, teksa pritet një besim më i madh ndaj Akademisë. Megjithatë, kjo ngelet për t’u parë edhe në vazhdim. Tifozët e Vllaznisë shpresojnë shumë që një gjë e tillë të bëhet, pasi talenti aty nuk mungon.

Ndryshimet qe po ndermerren edhe tek Akademia Vllaznia, po behen pikerisht per kete arsye, per te rritur cilesine tek lojtaret e rinj qe mund te jene e ardhmja edhe per ekipin e pare pastaj.
Maringlen ZHIVANI