Probleme pa fund te Vllaznia. Sikur te mos mjaftonin shqetesimet qe ka patur skuadra qe nga java e pare, ato po shtohen nga ndeshja ne ndeshje dhe si rrjedhoje per ndeshjen e rradhes ndaj Egnatias, do te mungoje nje repart i tere.
E kemi fjalen per ate te mbrojtjes sepse jane plot 4 futbolliste te cilet kane pesuar demtime te ndryshme dhe si rrjedhoje do te mungojne per sfiden e se merkures ndaj Egnatia. Nje shqetesim ky i madh per stafin teknik qe do te duhet “te arnoje” serish prapavijen.
Ajo çka duket vertete problematike eshte se mungojne te tre mbrojtesit e majte qe skuadra ka ne organike. Esin Hakaj u demtua ndaj Laçit duke pesuar terheqje muskulare dhe sigurisht qe do te mungoje edhe per disa kohe. Para tij ishte demtuar mbrojtesi i ri Flori Spahija, ndersa dje la fushen e lojes i demtuar edhe mbrojtesi tjeter Xhelil Asani.
Atyre u shtohet edhe Marko Juriç qe eshte ne fazen e rikuperimit, por duket se nuk eshte ende gati per loje. Ne kete menyre, Vllaznia te merkuren do jete ne fushe “pa krah te majte”. Kjo me shume siguri do ta detyroje trajnerin Memelli qe te spostoje Geralb Smajlin aty dhe ne vend te tij ne te djathte te luaje Sala ose Dragoshi.
Por sikur te mos mjaftonin te gjithe keto shqetesime, ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes u demtua edhe portieri Qarri i cili ka nje problem serioz ne berryl dhe me siguri qe do te mungoje gjate. Ne vend te tij do te jete portieri i dyte Mehidri. Megjithate pavaresisht te gjitha ketyre problemeve, Vllaznia do te tentoje fitoren diten e merkure ndaj rrogozhinasve./SHKODRA-SPORT.COM/