Të mërkurën e ardhshme Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e mirënjohur të Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të “UEFA ëomen Champions League”.
Pavarësisht se në pamje të parë kemi të bëjëm me një sfidë shumë të vështirë për ekipin shkodran, pjestarët e tij mendojnë ndryshe. Ata janë të bindur se mund të rivalizojnë denjësisht me kampionet italiane.
Pikërisht për këtë arsye, në rradhë të parë te Vllaznia duan që të jenë “on top” për vete dhe më pas të studiojnë kundërshtarin. Ditën e sotme, stafi i ekipit ka zhvilluar bashkë me futbollistet analizën e ndeshjes ndaj Ferencvarosh.
Një analizë me pamje filmike në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti Lazer Matija. Vërtetë Vllaznia u kualifikuar në atë takim, por kuptohet që ai ka patur gjëra pozitive, por edhe negative të cilat stafi i ka evidentuar dhe ua ka bërë të qartë lojtareve për t’i korigjuar për ndeshjen e ardhshme.
Takimi Vllaznia- Juventus do të luhet më 1 shtator ora 19.00 në “Loro Boriçi, ndërsa një javë më vonë do të luhet ndeshja e kthimit në Torino./SHKODRA-SPORT.COM/