Pas prezantimin te 5 blerjeve te bera se fundi, drejtuesit e Vllaznise ne futboll per femra kane zhvilluar nje analize me ekipin. Ne te kane marre pjese te gjitha futbollistet e ekipit, stafi teknik i perbere nga trajneret Nikolin Leka, Arben Parmeza dhe Elis Legata si dhe presidenti Lazer Matija.
Ky i fundit ka folur me gjate nga te gjithe duke i kujtuar pjestareve te ekipit se sivjet do te tentohet me çdo kusht kualifikimi per ne turin e dyte te “Champions Women’s League”.
Matija po ashtu ka bere te qarte faktin se skuadra me e kompletuar se sivjet nuk ka qene asnjehere. Pjese e saj jane disa futbolliste te cilat jane edhe baza e kombetares shqiptare dhe perveç tyre tashme kane ardhur edhe kater amerikanet dhe malazezja Vuliç duke e rritur shume forcen e ekipit.
Ne keto rrethana, shanset per kualikim rriten veçse duhet bere shume kujdes. Kundershtari me i forte pritet te jete ekipi Gintra i Lituanise qe duke luajtur ne vendin e saj do te tentoje me çdo kusht vendin e pare ne grup.
Por edhe Vllaznia si e dyta e grupit nuk do te heqe dore nga ky objektiv. Kete gje e kane pranuar edhe trajneret e ekipit shkodran por edhe vete futbollistet ne rradhet e te cilave duket nje atmosfere shume entuziaste.
www.shkodrasport.com