Pak kohë më parë, ekipi i meshkujve të atletikës së Vllaznisë u shpall kampion dhe ky ishte titulli i 22-të i fituar prej tij.

Ky është numri më i madh i trofeve që një ekip i Sportklub Vllaznia ka fituar në historinë e tij dhe pa as më të voglin diskutim, e bën atë më të veçantin.

Por ajo që është më interesantja, ka të bëjë me premtimin e bërë nga trajnerët e këtij ekipi se titujt do të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme.

Madje, kryetrajneri Albert Marashi është shprehur se nisur nga elementi i ri shumë i talentuar që është duke u stërvitur aktualisht, titulli kampion edhe për 10 vitet e ardhshme do t’i takojë sërish Vllaznisë.

Po kush janë protagonistët aktualë dhe ata të së ardhmes për këtë ekip?

Fotoreporteri i njohur Gjon Gjeka na i sjellë pranë jush me një set fotografik të gjithë ata por edhe trajnerët që i stërvisin.
© shkodrasport.com