Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra. Kalendari i këtij kampionati është ngjeshur disi për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar. Për këtë arsye, sipas kalendarit, Vllaznia ka pritur sot në Shkodër Flamurtarin e Vlorës.

Ky i fundit ka fituar 74-66. Loja ka qenë përgjithësisht e dominuat nga miket. Vetëm perioda e parë është mbyllur në barazim 17-17 ndërsa në të dytën, vlonjatet kanë fituar 24-16. Në të tretën sërish Flamurtarin fiton 19-17 dhe në të katërtën ndonëse është Vllaznia që e mbyll 16-14 në favorin e saj, kjo gjë nuk e ndryshoi fatin e fituesit të takimit. Vajzat e drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha kanë pësuar humbjen e tretë në këtë kampionat dhe pas javës së katërt, mbajnë vendin e pestë në renditje.

© shkodrasport.com