Vllaznia në basketboll për meshkuj vijon me përgatitjet për sezonin e ri, sezon në të cilin natyrisht që do të ketë objektiva krejt të tjera.

Trajneri Refik Vorfa që do ta drejtojë atë në kampionat, e ka shprehur hapur dëshirën për ta rikthyer ekipin sërish në nivele të larta por kjo gjë nuk mund të arrihet plotësisht me kontigjentin aktual që ka në dispozicion.

Për këtë arsye, bashkë me drejtuesit e tjerë po shohin mundësinë e plotësimit të ekipit me ndonjë basketbollist tjetër cilësor.

Me fondin aktual të akorduar nga Bashkia Shkodër, këto ndërhyrje nuk mund të realizohen dhe për këtë arsye, po shihet mundësia e gjetjes së ndonjë sponsori.

Gjëja e parë që kanë bërë mësohet të ketë qenë kontakti me ish- presidentin Sokol Dibra por duket se ai e ka mbyllur një herë e mirë historinë e sponsorizimit tek basketbolli I Vllaznisë.

Në kushte të tilla, duhet parë tashmë ndonjë mundësi tjetër për ndonjë sponsor.Vllaznia në këto vitet e fundit e ka thënë si duhet fjalën e saj në basketbollin shqiptar duke fituar edhe tre tituj kampion rradhazi.

Por më pas gjërat ndryshuan dhe me largimin e sponsorave, pretendimet ranë. Aq sa, në sezonin që lamë pas, kuqeblutë nuk janë renditur dot as në katërshen e ekipeve më të mira të plej-ofit.

Për të mos ndodhur kështu sërish, kuptohet që duhet ndërhyrë në skuadër pasi edhe ekipet e tjera të kampionatit janë forcuar shumë.

Tirana, Teuta, Partizani dhe Kamza kanë treguar se dinë të ndërtojnë skuadra të forta dhe këtë po mundohen ta bëjnë edhe në sezonin e ri.

Në këto rrethana, Vllaznisë I duhen patjetër përforcime sepse ndryshe do ta ketë të vështirë të rivalizojë me ekipet e tjera pjesmarrëse në kampionat por aktualisht, I mungojnë sponsorët.
© shkodrasport.com