Vllaznia në merkaton e verës afroi 11 futbollistë, por deri tani asnjë nga prurjet nuk kanë bërë diferencë. Në ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut, stafi teknik me në krye trajnerin Qatip Osmani, nuk do të ketë asnjë mbrojtës të mirëfilltë në të majtë në dispozicion.
Kjo sepse Hakaj është me karton të kuq i pezulluar, Asani është drejt largimit tashmë dhe Spahija ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që ka kaluar.
Me gjithë këto probleme, trajneri Osmani do të jetë i detyruar që të adaptojë Esat Malën si mbrojtës të majtë. Të paktën nga jashtë kjo duket se do të jetë zgjidhja e tij për ndeshjen e nesërme ndaj korçarëve.
Në këto kushte, parësore për drejtuesit e Vllaznisë në merkaton e janarit ndoshta do të mbetet edhe gjetja e një mbrojtësi tjetër alternativë për krahun e majtë pas largimit të Xhelil Asanit tashmë./SHKODRA-SPORT.COM/