Skuadra shkodrane ka fituar në ndeshjen e djeshme me Bylisin për kupë duke siguruar vendin e parë në grup por nga sa merret vesh, ky ka qenë një “rreng” që ballshiotët u kanë bërë shkodranëve. Ata e kanë parë sesi kanë shkuar gjërat në grupet e tjera dhe pasi kanë marrë vesh që nëse do dilnin të parët, do ndesheshin në turin tjetër me ekipe si Flamurtari e Skënderbeu, ia kanë bërë “këtë nder” Vllaznisë duke e lënë atë të parën dhe prandaj nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi ndeshjes në minutat e fundit duke e humbur atë. Djemtë e rinj shkodranë, në përpjekje për të treguar se dinë të luajnë fort dhe të fitojnë, duket se nuk e kanë patur shumë mendjen tek ajo çfarë po ndodhte por kanë shënuar dhe në fund i janë gëzuar fitores. Ballshiotët nga ana e tyre shumë diplomat janë “kënaqur” me humbjen. Kjo duket qartë në deklaratën e trajnerit të tyre Naxhi Shensoj pas ndeshjes kur ka thënë: “Nuk arritëm ta fitonim këtë ndeshje, por kjo humbje kishte një të mirë jo të vogël për Bylisin sepse shmangu daljen në “grupin e ferrit”. Tashmë jemi në grupin tjetër dhe kemi pretendimet tona”. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në atë ndeshje.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia në grupin “e ferrit” në kupë me Flamurtarin, Skënderbeun e Laçin