Vllaznia do të luajë ditën e diel sfidën e radhës në kampionat ndaj Teutës. Shkodranët pas fitores e kualifikimit në Kupë janë përqendruar të ndeshja e radhësë.
Një takim i rëndësishëm për ecurinë në kampionat dhe për të arritur zonën europiane që është edhe objektivi kryesor këtë sezon.
Në këtë ndeshje trajneri Mirsad Jonuz mund të humbas dy qendërmbrojtësi Malota e Shehi. I pari po kryen stërvitje të diferencuar, ndërsa stafi teknik shpreson ta ketë të gatshëm për këtë takim.
Nga ana tjetër edhe Shehi është në dyshim për shkak të një gjendje gripale dhe vetëm sot do të vendoset për të dy lojtarët. Vllaznia do të jetë në “hall” të madh nëse do t’i mungojnë dy mbrojtësit ndaj Teutës./newsport/