Përgatitorja e ekipit të Vllaznisë në Ulqin mbyllet nesër. Ashtu siç ishte programuar, 12 ditët e stërvitjes atje po shkojnë drejt fundit dhe kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një seancë paraditen e nesërme para se të marrin rrugën në kthim drejt Shkodrës. Stafi teknik në fakt duket i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat gjatë këtyre ditëve. Me përjashtim të ditës së djeshme dhe të sotme kur reshjet e shiut kanë krijuar njëfarë problemi në stërvitje por pa e ulur ritmin e saj, ditët e tjera gjërat kanë shkuar mirë.

Ekipi përgjithësisht ka zhvilluar nga dy seanca në ditë duke shoqëruar punën në palestër me atë në fushë. Por nuk kanë mjaftuar edhe oraret e lira për skuadrën me ndonjë kafe a diçka të tillë në ambjente të ndryshme të qytetit fqinj që është i populluar nga shqiptarë të Malit të Zi. Pasditen e nesërme ekipi do të jetë në Shkodër dhe kjo i ka bërë futbollistët të ndjehen më mirë sepse po kthehen në shtëpi. Megjithatë edhe këtu i pret një punë shumë e madhe sepse Vllaznia duhet të ndryshojë patjetër.
© shkodrasport.com