Miqësorja e sotme ka qenë e para që ka zhvilluar Vllaznia gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi. Por nuk do të jetë e vetmja. Nga sa ka bërë të ditur vetë trajneri Gjoka po bisedohet për rregullimin e një tjetër ndeshje. Këtë herë më të fortë dhe ndaj një kundërshtari malazez. Ajo mund të zhvillohet ndaj një ekipi të këtij vendi megjithatë nuk është përcaktuar emri i tij akoma.
E sigurtë duket se do të zhvillohet më 17 ose 18 janar, pikërisht përpara kthimit në Shkodër. Ajo do ta ndihmojë edhe më shumë stafin teknik për të parë gjendjen e futbollistëve dhe kordinimin e tyre me njëri-tjetrin. Opsioni më i mundshëm për kundërshtar në këtë miqësore pritet të jetë ekipi Mornar i Tivarit por pse jo, edhe ndonjë tjetër.
© shkodrasport.com