Vllaznia eshte duke kerkuar te zhvilloje nje miqesore kete fundjave, pikerisht per te mbushur boshllekun e krijuar nga nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares.
Per kete arsye, ajo kishte planifikuar te luante ne Tuz ndaj Deçiçit dhe fillimisht te dyja palet ishin dakord, por ne fund ka qene ekipi i shqiptare te Malit te Zi qe ka ndryshuar mendje dhe si rrjedhoje kjo miqesore nuk do te luhet.
Ne keto rrethana, drejtuesit e Vllaznise tashme po shohin ndonje mundesi tjeter, por siç dihet nese gjen nje kundershtar, ndeshja do te luhet jashte Shkodre ngaqe fusha e stadiumit “Loro Boriçi” i eshte nenshtruar procesit te mbjelljes se barit te ri.
Ende nuk dihet saktesi nese te premten apo te shtunen do te kete miqesore, por nese jo, kuptohet qe stafi do ta zevendesoje me nje ndeshje kontrolli brenda- perbrenda familjes.
Vllaznia kerkon te ruaje ritmin e pergatitjeve por mendjen kuptohet qe e ka tek sfida e javes tjeter ndaj ekipit te Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/