Nëse basketbolli I meshkujve të Vllaznisë është në kulmin e tij, me pak gjë në këto nivele mund të shkojë edhe ekipi I volejbollit të meshkujve të këtij klubi. Ai aktualisht mban vendin e parë në renditje pas fazës së parë të kampionatit dhe kuptohet që prioritet I gjithë pjestarëve të tij është mbajtja e këtij vendin deri në fund dhe shpallja kampion. Por natyrisht që nuk do të jetë e lehtë. Një nga rivalët kryesorë të Vllaznisë në luftën për titull padyshim që është Studenti. Nga sa merret vesh, ky ekip ka filluar të mendojë që tani për merkaton dhe objektivi është përforcimi me 2-3 sportistë të huaj.


Nëse ndodh kjo, atëherë balancat do prisheshin dhe ekipi shkodran me shumë mundësi nuk do të konsiderohej më favoriti kryesor për titull. Në kushte të tilla, del e nevojshme ndërhyrja edhe e Vllaznisë në merkato për marrjen e të paktën dy sportistëve cilësorë. Për ta bërë këtë gjë, duhen patjetër financat e duhura dhe klubi shkodran aktualisht nuk e ofron këtë gjë. Do mjaftonin vetëm 10 mijë euro dhe ky ekip do ishte në rregull me gjithçka duke qenë pretendenti kryesor për titullin kampion. Trajneri Artan Kalaja por edhe drejtori I klubit, ish- volejbollisti I njohur Mark Kroqi, janë vënë në kërkim të një sponsori por ende nuk e kanë gjetur. Shansin që pati ekipi I basketbollit që tashmë është shndërruar në elitë duke mbushur plot pallatin e sportit në çdo ndeshje dhe duke fituar edhe trofe, ekipi I volejbollit ende nuk e ka gjetur. Mbase në ditët e ardhshme do të bëhet diçka në këtë drejtim. Ndërkohë, Vllaznia në volejboll për meshkuj do jetë ekipi I parë që do zbresë në fushë në janar. Pikërisht më datën 18 janar, ajo do të diskutojë finalen e Kupës së Republikës me Studentin duke qenë kësisoj prova e parë e vërtetë për të.

 

Gjergj KOLA