Dy golat e Vllaznisë kundër Skënderbeut konfirmuan edhe njëherë se kuqeblutë janë sulmi më efektiv në kampionat. Kjo pas 12 javësh së Superiores, shkodranët kanë shënuar 20 gola.

Më shumë se askush tjetër, duke qëndruar në krye të tabelës jo vetëm me pikë, por edhe përsa i përket golave të shënuar. Pas Vllaznisë në këtë renditje speciale vjen Dinamo me 18 gola të shënuar, ku 5 prej tyre erdhën në fitoren e fundit 0-5 ndaj Elbasanit.

Treshen e skuadrave me më shumë gola të shënuar e mbyll Partizani me 16 gola të shënuar. Por, tek Vllaznia po ashtu momentalisht është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Bekim Balaj po vijon me formën e shkëlqyer të sezonit të shkuar, ku ishte edhe fitues i “Këpucës së Artë” me 17 gola të shënuar. Një rekord që duket se do thyhet, kur në një moment shtatlarti ka shënuar 8 gola deri më tani.