Për dy ditë me rradhë në Tiranë është zhvilluar aktiviteti i rradhës në mundje, pikërisht kupa “Muhamet Malo” në të cilin morën pjesë mundësit më të mirë të Shqipërisë, por edhe të ftuar nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe mundësit e Vllaznisë të cilët kanë bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë arsye, janë renditur në vendin e tretë në renditjen ekipore.

Ky mund të konsiderohet një sukses për ekipin shkodran të drejtuar nga trajneri Nazmi Elezi duke pasë parasysh kushtet e vështira ku mundësitë kuqeblu stërviten. Ja rezultatet e secilit prej tyre:

Renditja individuale

Elvir Hoxhaj 86 kg zuri vendin e dyte

Sidrit Bajrakurtaj 65 kg ne vend te trete

Maldin Camaj 61 kg ne vend te trete

Adnan Guri 79 kg ne vend te trete

Dashnor Koka 70 kg ne vend te katert

Eqerem Shega ne vend te katert