Tashmë u mësua që do të jetë skuadra e Vllaznisë ajo që do të luajë në ndeshjen e “Play-Outit”, ndërsa shkodranët presin që të mësojnë kundërshtarin e tyre. Besëlidhja apo Pogradeaci, kjo mbetet për t’u parë.

Besëlidhja-Pogradeci do të luhet në 29 korrik, ora 18:00, në “Elbasan Arena”. Një nga këto ekipe, fituesja pastaj do të luajë me kuqeblutë në Shkodër, nga ku do të dalë edhe skuadra që mbijeton apo ngjitet në elitë…

Të dyja ndeshjet parashikohen mjaft të forta, ndërsa kjo formulë aplikohet pwr herë të parë këtë sezon, ndërsa ndryshimet ndodhën me vendimet e Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së, në verën e shkuar që përfshinw të tria kategoritë në futbollin shqiptar…

Ndeshja ne mes Vllaznise dhe fitueses se ketij çifti do te luhet te merkuren e dates 5 gusht ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndonese ne pamje te pare favorite per te fituar duken shkodranet, ne fakt eshte nje 90 minutesh qe mund te fshehe brenda shume enigma.