Vllaznia ka bërë publik foton zyrtare të sezonit të ri. Duket se është pritur ardhja e mbrojtësit ugandez ëalusimbi që skuadra të ishte e plotë dhe sapo kjo ka ndodhur, ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i gjithë ekipit për sezonin 2019-2020
Momenti që po kalon skuadra shkodrane është i mirë dhe tashmë ajo është duke u përgatitur për sfidën e rradhës për kampionat, atë që do të luajë ditën e dielë ndaj Kukësit.
Kuqeblutë aktualisht ndodhen në mesin e tabelës së renditjes por mundësitë i kanë për të bërë më mirë dhe pritet që në ndeshjet e ardhshme, rezultatet të vijnë duke u rritur.