Christopher Mandiangu ka firmosur mbreme vone ndersa pritet pse jo qe te beje te njejten gje edhe Marko Simonovski. Megjithate merkatoja e Vllaznise ne repartin sulmues duket se ende nuk eshte mbyllur.
Drejtuesit kuqeblu jane ende ne pritje edhe te nje lojtari tjeter, qe ne fakt e njohin me mire se kedo tjeter. Behet fjale per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj.
Siç dihet, ai eshte i angazhuar me Teuten ne Kupat e Europes dhe presin fundin e kesaj aventure qe 22 vjeçari te rikthehet ne Shkoder dhe t’i bashkohet Vllaznise.
Thuhet se akordi mes paleve eshte arritur, ndonese ka edhe nje frike per ndryshim te kursit pas kualifikimit te Teutes per ne turin e dyte te Europa League dhe per me teper, kur Hebaj ishte protagonist i ketij kualifikimi me golin e tij shenuar me koke ne minutat e fundit te ndeshjes kunder izraeliteve.
Nese vjen edhe Hebaj atehere reparti i sulmit te Vllaznise mund te konsiderohet i blinduar dhe padyshim qe premton gola, me te cilet skuadra do te arrije me pas edhe objektivat qe i ka vene vetes per sezonin e ri futbollistik.
www.shkodrasport.com